Aksident në Shijak, shoferi e përplasi me makinë ndërsa dilte nga shtëpia, ndërron jetë 76-vjeçarja

14
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak.

Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore, ndërkohë që po dilte nga shtëpia.

Si pasojë e aksidentit e moshuara ka ndërruar jetë.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.