Aksident në rrugën Fier-Patos, makina me targa greke hyn kundravajtje, shkakton “kaos” te mjetet e tjera

124
Sigal

Fuoristrada me traga greke futet kundravajtje, perplaset me trafikndaresën dhe bllokon qarkullimin.

Ngjarja ka ndodhur prane vendit te njohur si rotondua e Parkut prane kishes katolike ne Fier, ne aksin Fier- Patos. Mesohet se fuoristrada me targa te shtetit helen KPK2650 udhetonte ne drejtim te Fierit kur eshte futur ne korsine e gabuar.

Fatmiresisht eshte shmangur perplasja ballore, ndersa mjeti ka perfunduar ne mes te trafikndareses, duke u perplasur edhe me nje shtylle te ndricimit publik. Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit, ndersa nga policia qe ka mberritur menjehere prane vendit te ngjarjes po kryhen te gjitha procedurat per te zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja eshte regjistruar ne nje aks me levizje te konsiderueshme mjetesh, duke bllokuar per disa minuta edhe qarkullimin.