Aksident në Malin e Zi, humbin jetën katër persona, mes tyre tre shqiptarë

28
Sigal

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së hënës në rrugën Andrijevicë-Plavë në qytetin e Brezojevicës.

Mësohet se tre prej viktimave janë shqiptarë dhe janë identifikuar si Mirza Mekuli, çifti i bashkëshortëve Mersin Haxhaj, 26-vjeç dhe gruaja e tij Eldina, 20-vjeçe, si edhe Nermin Cirikovic, 27-vjeçe.

Mirza Mekuli, i cili ishte kameraman në një dasmë, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

60-vjeçari po filmonte kolonën e krijuar të makinave për shkak të dasmës dhe në atë moment ka pasur një parakalim, ku automjeti ka goditur një veturë që po ecte në korsinë e kundërt.

Çirikoviç po udhëtonte që bashku me dy miq nga drejtimi i Beranit, ndërsa në një automjet tjetër ishte çifti i ri Haxhaj që po vinin nga drejtimi i Plavës.

Tre të rinjë kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Mirza Mekuli ndërroi jetë në spital.

Aksident në Malin e Zi, humbin jetën katër persona, mes tyre tre