Aksident në Lezhë, makina përplas një fëmijë

331
Sigal

Një automjet ka përplasur një fëmijë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbulloje të Lezhës.

I mituri është dërguar në spitalin e Lezhës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

I vogli ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni.

Sipas grupit hetimor paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën në mënyre të menjëhershme automjetit.