Aksident në Lezhë. Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi (FOTO)

199
Sigal

Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.

Një automjet i tonazhit të rëndë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në hyrje të qytetit të Lezhës, i quajtur kryqëzimi i m+.

Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Aktualisht rruga ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar.