Aksident në Levan, makina del nga rruga, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Një aksident u regjistrua sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku të plagosur kanë mbetur tre persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh.

Sigal

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi N. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honday”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. M., 60 vjeç dhe Dh. Sh., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.