Sigal

Një burrë në Tiranë dhe një grua në Lushnjë, janë larguar nga banesat e tyre.

Policia, ndërsa bënë publike këto raste, sqaron, se kanë qenë djemtë, që kanë denoncuar këto zhdukje. Sipas Policisë, ndërsa zhdukjen e 84-vjeçarit në Tiranë e ka denoncuar i biri 58-vjeçar, zhdukjen e 64-vjeçares në Lushnjë, e ka denoncuar djali i saj 38-vjeçar.

Policia shton, se po punohet për gjetjen e tyre, ndërsa materialet janë referuar në Prokuroritë, respektive.

Komisariati i Policisë Nr. 1. Tiranë

Më datë 18. 09.2018, shtetasi A. Q., vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa babai G. Q., vjeç 84, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për largim nga banesa.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 18. 09. 2018, shtetasi Sh .B., vjeç 38, banues në fshatin Zhamë, kallëzon se më datë 14. 09. 2018, i është larguar nga banesa nëna e tij, shtetësia F. B., vjeçe 64. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë.