Aksident në Kukës, makina përplas 9-vjeçarin me biçikletë

173
Sigal

Një fëmijë i mitur ka përfunduar në spital pasi u përplas nga një makinë tip Audi, teksa lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë.

Policia bën me dije se nga përplasja, fëmija ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shoferi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.