Aksident në Korçë-Bilisht, automjeti me targa greke përplas çiftin e bashkëshortëve, udhëtonin me motor

242
Sigal

Një automjet ka përplasur çiftin e bashkëshortëve që udhëtonin me motor në aksin Korçë-Bilisht.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia mësohet se një mjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur e dëmtuar një grua që ishte pasagjere në të.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mjeti që ka përplasur çiftin e bashkëshortëve është me targa greke. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.