Aksident në Elbasan, makina del nga rruga, përplaset me trafikndarësen dhe merr flakë, por shoferi…

124
Sigal

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Elbasan. Sipas informacioneve të para aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 në Unazën Jugore të qytetit.

Një automjet si rezultat i shpejtësisë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Automjeti pas përplasjes është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident.

  • foto galeri
  • foto galeri