U kapën duke ndërtuar pa leje, arrestohen dy pronarët e lokaleve në Tiranë

333
Sigal

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 2 persona, pasi dyshohen se po ndërtonin pa leje.

Në pranga kanë rënë shtetasit, A.O  49 vjeç dhe G.L 49 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se shtetasi Artan Osmani, është konstatuar nga uniformat blu, duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij në rrugën “Ymer Kurti”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.