Aksident në Elbasan-Librazhd, ka të plagosur

532
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Labinot Fushë. Siç shihet edhe nga pamjet, makina e aksidentuar ka pësuar dëmtime, ndërsa ka edhe të plagosur.

Në momentin e pamjeve, një person është ende në makinë, ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë për në spital.