Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas një person

33
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se i lënduari është përplasur nga një automjet dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Durrësit.

Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.

“Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç.

56-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-tha policia.