Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, disa të plagosur

132
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të Premte në  Gjirokastër pranë një pike karburanti, në vendin e quajtur “Postblloku.”

Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një furgon.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të lënduar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.