Nxënësit e shkollës greke “Omiros”/ Prefekti i Korçës,  kemi marrë të gjitha masat, nuk ka asnjë shqetësim

712
Sigal

Nga vepror Hasani

Lajmi i së martës që bëri me dije se një nga mësuesit e shkollës greke “Omiros” në Korçë, kishte rezultuar i prekur nga virusi “Korona” la të shqetësuar jo vetëm banorët e qytetit të Korçës por edhe më gjerë se kaq, sepse shkolla në fjalë ka 430 nxnënës, edhe nga fshatrat, ku shqetësimi më i madh përfshiu të gjithë prindërit dhe të afërmit e tyre,  ditën e mërkurë mori përgjigje edhe nga prefekti i Qarkut Korçë, Dhori Spirollari, i cili gjatë një takimi me strukturat e qeverisjes vendore në qytetin e Pogradecit, foli edhe për rastin e shkollës të cituar më sipër. Ndër të tjera ai tha: “Përsa i përket shkollës jo publike “Omiros”, institucionet e Shëndetit Publik  të Korçës, Drejtoria Rajonale e  Arsimit, Bashkia e Korçës dhe administratorët e njësive vendore, të gjithë u vunë në krrye të detyrës, për të kontaktuar me secilin nga prindërit, me qëllim për të marrë  të gjitha masat sipas të gjitha rregullave të cilat do të zbatohen. Gjithashtu kam gjetur mirëkuptimin që ata të qëndrojnë në familje. Por ju siguroj  se institucionet janë në krye të detyrës”. Përgjigja e Spirollarit drejtuar jo vetëm prindërve të nxënsve por mbarë opinionit korçar, u bë gjatë kohës që ai po fliste për gatishërinë e institucioneve për të qenë pranë personave dhe familjeve në nevojë.

Personeli shëndetësor në krye të detyrës

 

Në vijim të fjalës së vet, krahas shqetësimit për fëmijët e shkollës “Omiros”,  prefekti Spirollari tha: “Tashmë jemi në zbatim të aktit normativ, urdhërave, udhëzimeve, jo vetëm për të parë gjendjen në vend, por edhe për ta diskutuar e gjetur rrugët më të mira për realizimin sa më të mirë të detyrës në shërbim të komunitetit; kryesisht njerëzve në nevojë, të moshuarve dhe personave që kanë nevojë për ndihmë në familje, pasi ata nuk do të lejohen të dalin.  Për realizmin e kësaj detyre, të gjitha institucionet do  të jenë të gatshme për u shërbyer. Aktualisht kemi një organizim deri në detaje. Mund të them se deri tani masat që kemi marrë kanë qenë të shkelqyera, në radhë të parë nga kujdesi shëndetësor, nga doganat, nga shërbimi në komunitet. Kjo gjë vërehet jo vetëm në Bashkinë e Pogradecit, por edhe në bashkitë e tjera. Përmes organizimit të realizuar do t’u vihet në ndihmë të moshuarve, duke u çuar në banesë ilaçet, ushqimet, pensionet etj. Gjithashtu konstatoj me kenaqësi, – nënvizoi Spirollari,-  që edhe vullnetarët,  kryesisht studentë dhe nxënës shkollash, të rinj e të reja, janë të gatshëm të  japin ndihmesën e tyre për shpërndarjen e ushqimeve në çdo  rast që ata  do të kenë nevojë. Siç e theksuam edhe më spër, gjatë këtij takimi, prefekti nuk la pa përmendur edhe nxënësit e shkollës greke, ku  në këtë takim u kërkoj institucioneve shëndetësore, kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri.

Rasti i shkollës “Omiros”

Siç informuam edhe një ditë më parë në lidhje me shkollën greke jo publike “Omiros” në Korçë,  drejtoria e kësaj shkolle kishte marrë njoftimin  se një mësues i stafit mësimor, kishte rezultuar i prekur nga virusi korona. Mësuesi gjendej në Greqi, por nuk ishte e sigurtë nëse prej tij ishin infektuar nxënës së tjerë osejo, pasi shkolla ishte mbyllur në dt. 9 mars 2020, kurse ai ishe identifikur si prekur nga koronavirusi në dt. 13 mars, ndërsa drejtoria e shkollës u vu në dijeni në dt 17 mars.  Vonesa në dhënien e informacionit shkaktoi ankth dhe konfuzion jo vetëm te nxnënësit dhe prindërit e tyre, por edhe tek mësuesit, pasi stafi pedagogjik i kësja shkolle përbëhet nga mësues grekë dhe shqiptarë. Megjitha opinionit të shqetësuar i erdhi në ndihmë prefekti i Korçës Dhori Spirollari, i cili bëri të ditur se ishte marrë takim me prindërit dhe vetë nxënënësit, ndërsa ishin marrë të gjitha masat për të mbajtur nën kontroll nxënësit e kësaj shkolle. Shpresohet shumë që lajmi përfundimtar të jetë i mirë; nxnënësit te mos jenë prekur nga virusi korona.