Aksident me vdekje te “Komuna e Parisit”/ Makina përplas 70-vjeçarin, ndërron jetë në spital

129
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndoldhur pasditen e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Një makinë me drejtues shtetasin A.R., ka aksidentuar 70-vjeçarin me iniciale F.Gj.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.07.2022, në Komunën e Parisit, automjeti me drejtues shtetasin A. R. ka aksidentuar shtetasin F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.