Aksident me vdekje në Librazhd, 57-vjeçari humb jetën pasi automjeti i tij del nga rruga

32
Sigal

Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi automjeti që drejtonte, tip kamionçinën, ka dalë nga rruga.

“Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.