Aksident me vdekje në Fier, makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi

232
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Hamil. Makina e drejtuar nga Kristian Thomo 20 vjeç ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë i riu.Policia ende nuk ka bërë një reagim zyrtar lidhur me aksidentin për të sqaruar detaje të tjera.