Aksident i rëndë pranë mbikalimit të aeroportit të Kukësit

161
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë mbikalimit të aeroportit të Kukësit.

Një automjet i drejtuar nga një shtetas kosovar ka dal nga rruga e për pasoj është rrokullisur disa herë.

Nga shpejtesia e madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me kanalin kullues të autostradës e më pas mjeti ka përfunduar mbi 50 metra në ara.

Bëhet me dije se në automjet ka qënë dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.