Aksident i rëndë në Tiranë! Automjeti përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

282
Sigal

Një aksident është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku një automjet ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R.dh., 34-vjeç.

Këmbësorja është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.