Aksident i rëndë në Martanesh, plagoset 54-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës

140
Sigal

Një 54-vjeçar është paraqitur në spitalin e Bulqizës në gjendje të rëndë.

Burime pranë spitalit thanë se shtetasi me inicialet A.B. ka ardhur nga Martaneshi me fraktura në trup.

Për shkak të gjendjes së rëndë të tij është parë e domosdoshme që të dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë me të specializuar.

Paraprakisht është deklaruar se 54-vjeçari është rrëzuar në mal, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.