Aksident i rëndë në Lushnje, plagoset 26-vjeçari

286
Sigal

Një 26-vjeçar ka mbetur i plāgosur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë – Fier, si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku janë përfshirë një mjet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnjë me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari i plāgosur është dërguar në Spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot në datë 28.07.2020, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Lushnjë – Fier, janë përplasur mjetetet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Pezho” i cili është në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.