Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Thumanë, një i plagosur niset me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

267
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Mamurras-Thumanë, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy mjeta janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri nga drejtuesit ka marrë plagë të rënda.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.