Aksident i rëndë, kamioni përplaset me automjetin, një person i vdekur

160
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ndërsa në aksident është përfshirë një kamion dhe një mjet Benz, që siç duket edhe nga pamja, makinë është shtypur plotësisht.

Nga aksidenti, humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.