Aksident i frikshëm, disa makina të aksidentuara në Pajovë, ambulanca të shumta drejt vendngjarjes

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në Pajovë të Peqinit.

Disa makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe kanë dalë nga rruga kryesore. Gjithashtu edhe një ambulancë në vendngjarje.

NOA

Sipas informacioneve dyshohet se ka disa të lënduar, pasi një numër i madh ambulancash janë parë të shkonin drejt vendngjarjes.