Vendimi: Shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze do të lejohen në Greqi

201
Sigal

Greqia ka vendosur që të pranojë brenda territorit të saj të gjithë personat pavarësisht nëse vaksina që kanë bërë është e miratuar nga EMA. Nga vendimi përfiton edhe Shqipëria, pasi të gjithë qytetarët që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA, që është Agjencia Europiane e Barnave.

Kjo do të thotë që qytetarët që kanë bërë vaksinat; Novavax (SHBA), Sinovac (Kinë), Sputnik (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino (Kinë) do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testit anti-COVID. Pak ditë më parë Shqipëria arriti marrëveshjen me Hungarinë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.