Aksi Lezhë-Vau Dejës rrezikon bllokimin, veç gomat sinjalizojnë rrezikun

190
Sigal

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës, rrezikon që të bllokohet, kjo për faktin se trasea ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme në aferësi të fshatit Rrabosht të Lezhës, duke sjell bllokim të njërit kah të rrugës.

Kjo situatë vijon prej muajsh dhe e vetmja ndërhyrje ka qenë vendosja e disa gomave që sinjalizojnë rrezikun në pjesën ku rruga është shembur. ”Me qindra herë gati përplasen makinat, nuk është marrë njeri. Duhet ndërhyrja, por fushata ka bërë punën e vet”.

Nga ana tjetër, drejtues mjetesh e banorë të zonës kërkojnë ndërhyrje pasi kalimi në pjesën ku është krijuar shembja është mjaft i rrezikshëm, kryesisht për ata që nuk e njohin rrugën. ”Me e rregullu rrugën sa më shpejt se ka turistë që vijnë nga Kosova, Maqedonia. Ne që nuk e dimë rrugën duhet me ec ngadalë se ka rrezik të madh”.