AKBN kërkon sanitare me shkollë të lartë

77
Sigal

Një qytetare ka ngritur një shqetësim lidhur me shpalljen e një vendi vakant për punë nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për pozicionin sanitare. Me dëshirën për të aplikuar në këtë pozicion dhe fituar këtë vend pune, ajo ka mbetur e habitur dhe pa fjalë nga kriteret që kërkohen për këtë punë.

Referuar shpalljes së njoftimit, një sanitare në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, duhet të ketë shkollë të lartë, bashkë me listën e notave, dhe certifikatë kualifikimesh, kursesh, gradash apo gjuhësh të huaja, nëse ka.

Qytetarja që ka dashur të aplikojë për këtë vend pune thotë se këto kritere janë diskriminuese duke marrë parasysh pozicionin që ofrohet. Sipas saj, AKBN po tallet me qytetarët pasi këto kritere për një sanitare nuk janë normale, pasi as punonjësit e administratës me grada më të larta nuk i kanë.

Ajo kërkon që të shqyrtohen këto kritere dhe të sigurohet një mundësi e barabartë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë për këtë vend pune, pasi fituesi nuk mund të paracaktohet dhe qytetarët e thjeshtë që kanë me të vërtetë nevojë të tallen.