Kryetarja e Parlamentit zviceran viziton Shqipërinë

457
Sigal

Tiranë – Në ditën e parë të një vizite zyrtare në Shqipëri Kryetarja e
Parlamentit zviceran Christa Markëalder u takua me përfaqësues të bizneseve
outsourcing dhe dha një leksion për studentë dhe të diplomuar nga Akademia e
Studimeve Politike.

Në një takim me Shoqatën Shqiptare për Outsourcing Zj.
Markëalder mësoi mbi mundësitë e punësimit për të rinjtë përmes këti sektori të
ri. Ajo shoqërohej nga Ambasadori zviceran në Tiranë Christoph Graf. Projekti
me financim zviceran RisiAlbania asiston sektorin e biznesit outsourcing përmes
lidhjeve me tregjet ndërkombëtare, promovimit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar.

Më vonë Zj. Markwalder dha një leksion për studentë
dhe të diplomuar nga Akademia e Studimeve Politike – një shkollë e ngritur gna
Këshilli i Evropës dhe i financuar pjesërisht nga Zvicra. “Në kohërat aktuale
të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme kemi nevojë për lidership politik – të
tillë që siguron zgjidhje dhe që nuk bie në oportunizëm dhe populizëm”, 
u tha Zj. Markwalder studentëve të
cilët janë gjthashtu anëtarë të partive politike apo shoqërisë civile.

Vizita e nivelit të
lartë vazhdon gjatë ditës së shtunë data 19 Nëntor– me një takim zyrtar me
Kreun e Parlamentit shqiptar Ilir Meta. Më vonë Zj. Markwalder do të takohet me
Presidentin Nishani dhe Kryeministrin Rama. Pas kësaj ajo dhe delegacioni
shoqërues do të vizitojnë bashkinë e Durrësit ku do të takohen me kryetarin e
bashkisë. 

 

Kjo vizitë kryhet pas
një ftese nga Kreu i Parlamentit shqiptar Ilir Meta në kuadrin e marrëdhënieve
dypalëshe midis parlamenteve të të dy vendeve.