Merrnin kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet 33 vjeçari, një tjetër në kërkim

290
Sigal

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve merrnin kredi.

“Në kudër të operacionit të koduar “Kredia-4” u arrestua shtetasi H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A, që për arsye hetimi nuk jepen të dhëna.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”