Ahmetaj dhe Soreca në shkollën e re të rindërtuar në Durrës, ambasadori: Vizita ime e fundit, javën tjetër do të largohem nga Shqipëria

232
Sigal

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht dhe ministri i Rindërtimit së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca kanë inaguruar shkollën e re “Ismet Nanushi” në Durrës.

Ahmetaj gjatë fjalës së tij tha se kjo është një shkollë e rindërtuar si pjesë e kontributit të Bashkiumit Europian., teksa falenderoj ambasadorin Soreca.

“Një nga shkollat që u ndërtuar dhe që është rindërtua nga kontributi i Komisoni Europian që ka akorduar 75 milion euro për kopshtet dhe shkollat e dëmtuara. Dua ta falenderoj ambasadorin, pasi kontributi ka qenë shumë i rëndësishëm. Edhe pse do të largohesh, ambasadorët që janë larguar asnjëherë s’na kanë vetëm” tha Ahmetaj.

Ndërsa ambasadori Soreca tha se kjo është vizita e tij e fundit në shkolla pasi javën që vjen do të largohet nga Shqipëria.

“Kjo është një shkollë e madhe për pothuajse 1 mijë nxënës. Do të shikojmë që janë standartet më të mira që nxënsit të kenë të gjitha kushtet. Sic më tha një nxënës “unë ambasador jam i rrethuar nga bukuria e kësaj shkolle” dhe kjo është dhe më e mira që unë mund të marr me vete

Vizta ime e fundit në një shkollë pasi javën që vjen do të largohem. Këto shkolla do të mbeten në zemrën time përgjithmonë”, tha Soreca ndër të tjera.