Sigal

Afrim Qëndro, drejtori i ARRSH bën me dije situatën më të fundit nga gjendja në akset rrugore në vend. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:Qafë Mali-Fierzë, Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë. Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir: Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelencë, Domaj-Draj Rec, Bulqizë-Fushë Bulqizë. Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir. Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj), Rruga Lunik –Steblevë, Krujë-Sarisalltik. Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.