Ekzekutimi i dy të rinjve në Durrës, shoqërohen dymbëdhjetë persona, dyshimet për shkakun e konfliktit

535
Sigal

Policia e Durrësit ka shoqëruar 12 persona, në lidhje më vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme.

Ende nuk ka informacione mbi atentatin ku mbetën të vrarë Dorjan Shkoza (në foto) dhe Anxhelo Avdija. Grupi hetimor po punon në disa pista, atë të përfshirjes në trafikun e drogës dhe prishjen e pazareve, por edhe ndonjë konflikt i mëparshëm mes viktimave dhe autorëve.

Ngjarja

 

Krimi u regjistrua rreth orës 19:00 në lagjen nr. 14 të këtij qyteti, në rrugën afër tregut të perimeve, ku dy të rinjtë u ekzekutuan nga një makinë në ecje. Viktimë nga atentati mbetën Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish i dënuar me 8 vite burg për drogë dhe Anxhelo Avdija 24 vjeç. Policia ka identifikuar targën e automjetit dhe është vënë në ndjekje të autorëve.
Një makinë tip “Benz” u gjet e djegur te Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Nga verifikimet rezulton se makina me AA639 është vjedhur.

Dyshohet se objektivi i ngjarjes të ketë qenë 35-vjeçari Dorjan Shkoza, i cili është liruar nga burgu në vitin 2010

Shkoza i cili ka qenë i dënuar me 8 vjet burg ka në pronësi edhe një pikë servisi makinash në zonën ku ka ndodhur dhe ngjarja ndërsa Avdia sapo ishte kthyer nga Londra.