Diego Testi, administrator i Eco Tirana dhe Andi Marku, pronar i kompanisë Poëer Industries dyshohet se janë përfshirë në një skemë të konsoliduar korrupsioni, përmes tenderave të paracaktuar me pazar në tavolinë, me ofertë gati sa fondi limit dhe duke mashtruar edhe me zbatimin e kontratave. Eco Tirana, nën hetim nga SPAK për lidhje me mafien italiane, korrupsion dhe pastrim parash, ka devijuar miliona euro para publike në llogaritë e kompanisë Poëer Industries, përmes tenderave të dyshuar si të manipuluar, duke ndarë më pas paratë sipas roleve. Në 7 prill 2026, Diego Testi i Eco Tirana ka firmosur tenderin e radhës për Andi Markun e Poëer Industries, me vlerë 930 mijë euro për blerje pjesë këmbimi origjinale për mjete. Tenderi është formal dhe i manipuluar, thotë Prapaskena. Në ‘garë’ ka marrë pjesë vetëm kompania fituese. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është rreth 50 mijë euro. Kriteret janë hartuar që t’i përshtaten kompanisë fituese. Të gjitha këto elementë ngrenë dyshime të forta për një tender korruptiv. Kompania Poëer Industries është themeluar në vitin 2025 nga Maksim Shena dhe Olta Xhaferri
Morën 30 milionë euro para publike
Në maj të vitit 2021, Maksim Shena dhe Olta Xhaferri e kaluan kompaninë në emrin e Andi Markut përmes dhurimit. Që nga viti 2015, kompania Poëer Industries ka marrë mbi 30 milionë euro para publike përmes tenderave të dyshimtë. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, kompania me prestanome Andi Markun ka përfituar e vetme nga buxheti i shtetit 13.7 milionë euro, përmes tenderave me objekt për blerje mjetesh të ndryshme transporti, pjesë këmbimi, veshje, vegla pune etj.
Eco Tirana është derivat i organizatës mafioze Ndragheta
Nga ana tjetër, hetimet e anti-mafia italiane kanë faktuar se Eco Tirana është derivat i organizatës mafioze Ndragheta. Në regjistrin e pronarëve përfitues të Eco Tirana, mbiemri i përfaqësuesit të Ndraghetës është shënuar me “Stefano nuk e di Casali”, një përpjekje vulgare për të fshehur lidhjet. Skandali është mbuluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Ndërkaq, ECO Tirana përfiton miliona euro nga Bashkia, për gjoja seleksionimin e mbeturinave, një shërbim që nuk e kryen.






















