Vrasja në Mborje! Fqinjët ngrenë dyshime për familjarët e ish-gruas: E kanë bërë me nge, asaj s’i pëlqenin shqiptarët

582
Sigal

Detaje të reja nga vrasja në Korçë. Familjarët dhe fqinjë të Flamur Ducit, pronarit të lokalit, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë kanë ngritur dyshime se ai mund të jetë vrarë nga familjarët e ish-gruas së tij me të cilën ishte ndarë dhe kishte dy vajza.

“Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit trupit. Ça do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t’i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur”, shprehen fqinjët.

Flamur Duci u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë lokalit të tij. Ai kishte shenja djegie në trup dhe dyshohet se është vrarë me thikë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka një pistë zyrtare të hetimeve.