Afera e inceneratorëve/ A po bën gati SPAK-u arrestimin e Ëngjëll Agaçit

Hetimi i aferës korruptive të inceneratorëve, i cili ka lënë disa litarë jashtë prej vitesh, duket se tashmë është afruar në zyrën ngjitur të kreut të qeverisë.Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.Një mori provash e faktesh të dala ndër vite, kanë krijuar dyshimet e forta publike se afera, me kosto rreth 430 milionë euro, është hartimin e procedurave dhe Ëngjëll Agaçi.

 

Pas goditjes së zv.kryeministres, Belinda Balluku, dhe biznesmenit Ergys Agasit, kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur të durojë një tjetër “shuplakë” të fuqishme nga Prokuroria e Posaçme.

NOA

Hetimi i aferës korruptive të inceneratorëve, i cili ka lënë disa litarë jashtë prej vitesh, duket se tashmë është afruar në zyrën ngjitur të kreut të qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i konsideruar edhe si “eminenca gri” e shefit të qeverisë, duket se do të jetë personazhi i radhës në oborrin e Ramës që do të provojë shijen e hidhur të prangave nga prokurorët e posaçëm.

Hetimi për aferën e Djegësave ka nisur rreth 5 vjet më parë. Deri më tani, personazh kryesorë të arrestuar e dënuar janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Bashkë me ta, janë shpallur fajtor edhe një dyzinë zyrtarësh të niveleve më të ulta, si edhe biznesmenë.

Një mori provash e faktesh të dala ndër vite, kanë krijuar dyshimet e forta publike se afera, me kosto rreth 430 milionë euro, është ideuar dhe zbatuar nga njerëz me pushtet shumë të lartë në Shqipëri, përfshirë kreun e qeverisë, Edi Rama, ministren e Infrastukturës, Belinda Balluku, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe, me një rol deçisiv në hartimin e procedurave, Ëngjëll Agaçi.

Roli i “eminencës gri”

Ka shumë indikatorë që tregojnë se afera qindra-milionë euro e inceneratorëve mbërrin deri në majën e kupolës shtetërore. Kjo nuk është thjesht një retorikë, por e mbështetur në të dhëna dokumentare e dëshmi të dhëna nën betim nga personazhet që kanë pasur të drejtën për të firmosur e vulosur procedurat paraprake dhe kontratat që kanë pasur një përfitues të vetëm të dukshëm-Klodian Zoton.

Gjeneza e aferës nisi me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë.

Dhe, kontrata e Elbasanit mund të marrë me vete kupolën e Edi Ramës, në rast se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), do të jetë e lirë për të vepruar.

Dokumentat dëshmojnë për rolin thelbësor të ish-zëvendës-kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe ish-Ministri i Infrastrukturës dhe aktualisht deputetit Damian Gjiknuri.Por, siç ka raportuar më herët “Boldneës.al”, mbi ta qëndron emri i Ëngjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në shtator të vitit 2014, Ministria e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, nis një procedurë të përzier për të dhënë me koncesion me negocim pa shpallje impiantin e përpunimit të mbetjeve në Qarkun e Elbasanit.Burime konfidenciale për “Boldneës.al” deklaruan se historia e inceneratorëve ende nuk është mbyllur dhe se tashmë janë krijuar dyshime të forta mbi rolin e Agaçit.

Ai është zyrtari që mban përgjegjësinë për verifikim e dokumentacionit, procedurave, draft kontratave, përpara se ato të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave. Ëngjëll Agaçi mohoi që Këshilli i Ministrave të ketë miratuar propozimin anti-ligjor të Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit.Por, në rast se procedura e paligjshme nuk është miratuar dhe nuk ka sjellë efekte, siç deklaron Agaçi, atëherë përse u arrestua Lefter Koka?