Nga “Metamorfoza” tek “McGonigal”, kreu i SPAK Altin Dumani flet për ccështjet e bujshme. Së shpejti do kemi zhvillime suprizë, dosjet për IPARD, Sterilizimin, Check-up, Coll Centër, McGonigal, arratisja e Ahmetaj dhe ish-ministrat nën hetim.
Policia nuk është “agjenci funeralesh” apo të mbledhi gëzhojat e kallashnikovit por të parandalojë krimet. Në 36 orë 3 të vrarë, 7 të plagosur
Dimë kur dhe ku ka dalë Arben Ahmetaj nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsyen. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese.
Të enjten, në një takim informal me gazetarët e mediave në vend, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani përmendi disa detaje rreth atyre që konsiderohen si çështjet më me impakt të madh në Shqipëri dhe që duket se janë pjesë e punës së kësaj Strukture. Kreu i SPAK Altin Dumani foli për mega-operacionin “Metamorfoza”. Sipas kreut të SPAK aktet e mbërritura nga partnerët janë të ligjshme. Dumani tha se edhe në praktikën apo vendimet e formës së prerë të gjykatave të vendeve evropiane i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Dumani nuk dha detaje nëse do të ketë një fazë të re, por ai tha lidhur me këtë procedim se po kryhen veprime hetimore. “Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion, apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë, lidhur me këtë çështje”,- tha Altin Dumani, Drejtuesi i SPAK në Shqipëri. Një tjetër çështje me interes publik ishte ajo e quajtur ndryshe si “Dosja e Sterilizimit”. Pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme GJKKO, Dumani tha se kjo është një çështje që vijon ende të jetë nën hetim. “Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mia si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK, që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- tha për gazetarët Altin Dumani. Një tjetër çështje ajo që lidhej me fondet e IPARD, e cila më herët u pushua për moskompetencë, Dumani tha se ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme dhe se hetimet ndodhen në fazë paraprake. Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK. Lidhur me kërkesën zyrtare të Partisë Demokratike, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur tha kreu i SPAK. Një tjetër çështje e prekur në takim ishte ajo që njihet si çështja e Amant Josifit. Altin Dumani tha se ai u arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja dhe se edhe SPAK ka bashkëpunuar, por i pyetur lidhur me faktin nëse Amant Jasifi ka çështje të hapur në Shqipëri, Kreu i SPAK tha se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kushdo qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”. Për ish – zëvendëskryeministrin në kërkim Arben Ahmetajn, Prokuroria e Posaçme mesa duket paralajmëron zhvillime surprizuese të hetimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Zhvillimet e reja duket se i referohen provave më të reja në lidhje me paligjshmëri të dyshuara si të kryera prej tij. Edhe pse tha se nuk ka informacion mbi vendodhjen aktuale të Ahmetaj, Altin Dumani bëri një paralajmërim. “Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsyen. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese.” Sipas Dumanit, fakte të reja me natyrë domethënëse kanë dalë në skenë, të cilat implikojnë rëndë aktivitetin kriminal gjatë ushtrimit të detyrës së Arben Ahmetaj. Ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë dhe pritet që listës së personave të proceduar, të shtohen dhe emra të tjerë. Gjiknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”. Ndërsa çështja e Fredi Belerit të kryebashkiakut të shpallur fitues nga zgjedhjet e 14 majit 2023, por që u arrestua nga SPAK, sipas Dumanit është çështje si gjithë të tjerat dhe shtoi se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji. Në lidhje me dosjen e ngjarjes tragjike të Gërdeci, Dumani tha se SPAK konfirmon se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me SHBA. Po ashtu në takimin informal me gazetarët e terrenit, kronikës dhe çështjeve të drejtësisë Dumani pranoi se SPAK po heton edhe në lidhje me kompleksin Partizani dhe se po hetohet në mënyrë aktive e po kryhen veprime të shumta hetimore tha ndër të tjera në takimin informal me gazetarët Altin Dumani, Kreu i Prokurorisë së Posaccme SPAK në Shqipëri.
Policia si agjenci funeralesh, mbledh gëzhojat në vend që të parandalojë krimet
Shqipëria në darën e krimit : Nga vrasjet te shpërthimet, krimet dhe autorët e rrëfyer nga “grabitësi i Astirit”
Brenda 36 orësh, në vend u regjistruan 3 të vrarë dhe 5 të plagosur
3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit, që ka pllakosur territorin. Këto 3 të vrarë e çojnë në 21 numrin e viktimave gjatë vitit 2023. Këta janë faktet, numrat, të vdekurit, të plagosurit dhe pas tyre gjithë ata të afërm e të njohur që i vajtojnë. Këto janë tabloja tronditëse e qyteteve dhe fshatrave tona, ku shqiptarët shohin skena vrasjesh dhe ndihen në pasiguri për jetën.
Vrasje, shpërthime me tritol, grabitje, tentativë vrasje, kanosje. E vetmja strukturë shtetërore që funksionon duket se janë ambulancat që mbledhin trupat e pajetë dhe çojnë të plagosurit në spital. Policia shkon në vendngjarje sa për të mbledhur gëzhojat dhe numëruar plumbat që le pas viktima.
Vrasje, shpërthime me tritol, grabitje, tentativë vrasje, kanosje. Janë të shumta krimet për të cilat ka rrëfyer Artan Tafani, i arrestuar së fundmi si autori i grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e Astirit në kryeqytet, ngjarje e ndodhur në 24 qershor. E vetmja strukturë shtetërore që funksionon duket se janë ambulancat, që mbledhin trupat e pajetë dhe çojnë të plagosurit në spital. Policia shkon në vendngjarje sa për të mbledhur gëzhojat dhe numëruar plumbat që lenë pas viktima. I kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, 39-vjeçari Tafani ka zbuluar 6 vrasje dhe krime të tjera të kryera nga një grup kriminal ku ai bënte pjesë dhe që sipas hetuesve drejtohej nga Laert Haxhiu. Ky i fundit ndodhet pas hekurave në Greqi pas arrestimit nga autoritetet atje për llogari të drejtësisë shqiptare, por që deri më tani i ka shpëtuar ekstradimit. Haxhiu kërkohej për disa ngjarje, mes tyre edhe masakra e Lushnjes, e ndodhur më 11 shtator 2017, ku mbetën të vrarë dy persona. Me akuzat e reja rëndohet edhe pozita e tij përballë drejtësisë, ndërsa kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se “kemi besim se do ja arrijmë (ekstradimin e Haxhiut) pavarësisht problematikave ligjore mes dy vendeve”. Në një konferencë për mediat këtë të enjte, kreu i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku njoftoi finalizimin e operacionit të koduar “Never Fiorget”, që çoi në ekzekutimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria e Elbasanit ndaj 12 personave. Katër të tjerë ndërkohë, janë shpallur në kërkim. Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi tha se grupi vepronte “mbi baza përfitimi dhe motive interesi”.Rrumbullaku listoi dhe krimet për të cilat akuzohen 12 të arrestuarit dhe 4 personat e shpallur në kërkim.
Vrasjet
- Vrasja me paramendim e shtetasit Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.
- Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
- Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
- Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:
- Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;
- Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.
Tentativë vrasje
Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur më datë 20.04.2022, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë).
Shpërthime me eksploziv
Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 raste, si më poshtë:
1-Në datë 05.04.2021, në banesën e shtetasit Arjan Aliço, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
2-Në datë 29.05.2021, në banesën e shtetasit Erion Çoku, në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.
3-Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku (babi i këngëtarit Noizy), në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.
4-Më datë 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Grabitjet
- Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023;
- Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
- Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.
Kanosje
Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar: Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.