Adoleshenti qëllon me thikë 21 vjeçarin në Shijak

214
Sigal

Një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në zonën e Shijakut.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 16 vjeçar, banues në zonë, i cili goditi me thikë 21 vjeçarin.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ç., 16 vjeç, banues në Shijak, pasi më datë 02.04.2021, rreth orës 22:00, në Shijak, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njoftoi policia.