Tirana pret festën e Krishtlindjes, Veliaj: T’i vijmë në ndihmë çdo kujt që ka nevojë

493
Tirana pret festën e Krishtlindjes në një atmosferë festive. Bashkia e kryeqytetit ka organizuar një koncert festiv për të gjithë qytetarët, për të pritur kështu këtë festë. Në fillim të aktivitetit, kreu i Bashkisë përcolli mesazhin e unitetit, paqes dhe ofrimin të ndihmës për nevojtarët.
“Në këtë javë do të doja që deri në 31 secili prej esh të bëjë maksimumin për të ndihmuar të afërmin e tij, fqinjin e tij, çdo njeri që ka nevojë. Të tregojmë solidaritetin dhe afrimitetin për të gjithë”, u shpreh Veliaj.
BASHKIA E TIRANËS ORGANIZON KONCERTIN “KRISHTLINDJE NË TIRANË”
Bashkia e Tiranës fton qytetarët që sot në orën 18.00, t’i bashkohen koncertit “Krishtlindje në Tiranë” në sheshin “Nënë Tereza”. Për herë të parë, artistë shqiptarë e të huaj presin së bashku me publikun festën e Krishtlindjeve në Kryeqytet. Aktivitetet nisin nga ora 18:00, për të vijuar me një program që do të finalizohet me interpretime të orkestrës frymore të Tiranës dhe korit të bashkuar.
Në këtë koncert do të interpretojnë tenori Armando Kllogjri, mezzosoprano Ivana Hoxha, soprano Erinda Agolli, Orkestra Frymore e Tiranës dhe kori i bashkuar, nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike dhe mjeshtri koncertues, Panos Vlachos, dirigjent i parë i Orkestrës Frymore Athinë. Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët do të interpretojnë edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.
Më poshtë do të gjeni programin e plotë të aktivitetit.
PROGRAMI I AKTIVITETIT 24 DHJETOR
“Krishtlindje në Tiranë”
Këngë popullore shkodrane
Orkestroi: Gjon Simoni
Orkestra
**
J. Hellmmesberger
Danse diabolique
Orkestra
**
Ch. Gounod
Nga opera “Romeo dhe Julieta”
Je veut vivre
Soprano Erinda Agolli
**
G. Bizet
Nga opera “Carmen”
Habanera
Mezzosoprano Ivana Hoxha
**
A. Lara
Granada
Tenor A. Kllogjeri
**
D. Shostakovich
Vals Nr. 2
Orkestra
**
G. Puccini
Nga opera “Gianni Schicchi”
O mio babbino caro
Erinda Agolli
**
Këngë Krishtlindje
Ëe ëish you a Marry Christmas
Kori i bashkuar
**
Neë York, Neë York
Sipas orkestrimit te J. Mortimer
Orkestra
**
Sh. Bassey
Hey, Big Spender
Ivana hoxha
**
J. Mey
Jams Bond
Suite
Orkestra
**
R. Rodgers
Blue moon
Orkestra
**
Sole mio
Napoletane
Arranxhuar nga E. di Capua
Armaldo Kllogjeri
**
Jingle Bells Rock
Kori i femijeve
**
Ë. A. Mozart
Nga opera “Flauti magjik”
“Mbretëresha e natës”
Erinda Agolli
**
G. Puccini
Nga opera “Turandot”
Nessun dorma
Armaldo Kllogjeri
**
FINALE E KONCERTIT
Beethoven – Sinfonia 9
Orkestra, Solistët dhe Kori
**
L. Clarck
Hooked on Classics
Orkestra
**
G. Puccini
Nga opera “Traviata”
Brindisi
Te gjithe solistet dhe Kori
Sigal