Projektet evropiane konsolidojnë KLSH

532
Sigal

Vizita studimore e audituesve shqiptarë në
institucionet homologe të Polonisë

Mbështetje e BE për përvojën evropiane të KLSH

Zgjidhjet polake
të aplikuara për luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit janë subjekt i
vizitës studimore të audituesve shqiptarë në Poloni. Gjatë kësaj vizite,
përfaqësues të NIK-ut dhe të administratës publike, në nivelit të qeverisjes
qendrore dhe lokale kanë prezantuar veprimet e ndërmarra nga Polonia për të
luftuar praktikat e paligjshme.  Vizita
është pjesë e projektit të binjakëzimit, i cili me vendim të Komisionit
Evropian po implementohet në KLSH në bashkëpunim me SAI-n e Kroacisë. Projekti
synon forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm në Shqipëri. Në pjesë e
aktiviteteve të këtij projekti i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe
mashtrimit. Vizita studimore përmbledh njohuritë dhe praktikat më të mira në
këtë fushë,  të cilat janë bërë të
njohura gjatë këtij projekti.  Audituesve
iu urua mirëseardhja nga zv/Presidenti i NIK, z. Wojciech Kutyła, i cili vuri
theksin tek bashkëpunimi i suksesshëm midis NIK-ut  dhe KLSH-së. Presidenti i NIK, z. Krzysztof Kziatkoëski
zhvilloi gjithashtu një takim me audituesit e KLSH-së. Gjatë këtij takimi ai
theksoi rolin e institucioneve supreme të auditimit në eliminimin e fenomeneve,
të cilat nuk funksionojnë  në sferën
publike. Ai theksoi se lufta efektive kundër korrupsionit është e mundur nëse
ajo kuptohet në të gjitha aspektet e saj. 
Gjatë vizitës pesë ditore audituesit nga Shqipëria  do të mësojnë rreth zgjidhjeve, të cilat
synojnë parandalimin dhe perceptimin e parregullsive në sektorin publik.
Programi qeveritar për anti-korrupsionin dhe Strategjia polake për vitet
2014-2019 është dokumenti kryesor në këtë fushë. Audituesit e KLSH-së do të
informohen gjithashtu rreth sistemeve të brendshme të kontrollit në
administratën publike dhe në qeveri. Programi i vizitës përfshin takime dhe
diskutime me përfaqësues të administratës publike polake, të tillë si të
Ministrisë së Brendshme dhe Administratës, Ministrisë së Financave, Zyrës së
Kryeministrit etj. Në këtë mënyrë audituesit e KLSH-së do të kenë mundësi të
përfitojnë nga analiza e thelluar  dhe
zgjidhjet e aplikuara në këtë fushë. Audituesit e KLSH në vizitën studimore
gjithashtu do të mbikëqyrin nga afër në zyrën rajonale të NIK-ut në Zielona
Góra metodat për parandalimin e korrupsionit dhe mashtrimit. Ata do të takohen
me përfaqësues të qeverisjes lokale dhe institucioneve të tjera.  Projekti i binjakëzimit përfshin shkëmbimin e
eksperiencës dhe praktikave më të mira 
midis institucioneve të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të përfshira
në asistencën e BE. Këto programe financohen nga Komisioni Evropian. Komisioni
Evropian përzgjodhi NIK-un për implementimin e projektit në KLSH. Projekti dy
vjeçar mbulon  të gjitha fushat e
aktivitetit të KLSH-së. Në të përfshihen takime, workshop-e, kurse trajnimi dhe
seminare. Ekspertët polakë dhe shqiptarë do të hartojnë udhëzues auditimi,
manuale dhe do të kryejnë auditime pilot.