ADN-ja hedh dritë mbi rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67-vjeçar i identifikuar si Rrushan Selko me njohje familjare me familjen e vajzës. Ky rezultat ka forcuar ndjeshëm provat ndaj tij.
Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet maksimal, si për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për të miturën. Ngjarja e rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publike në media më 30 dhjetor. Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.






















