Plagosja e 30 vjeçarit në Mat, arrestohen dy persona

445
Sigal

Policia ka arrestuar dy persona për plāgosjen e një 30 vjeçari në Mat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në një lokal në aksin Burrel-Tiranë, 30 vjeçari E.M. është qëlluar me pistoletë rreth orës 23:05.

Lidhur me këtë ngjarje policia sqaron se ka arrestuar dy persona të akuzuar për moskallëzim krīmi. Në pranga kanë rënë S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel.

Po ashtu sipas policisë ata kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Mat

Vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 4 korrik 2020, në Burrel, ku mbeti i plāgosur me ārmë zjarri shtetasi E. M.

Policia vë në pranga 2 shtetas, për moskallëzim krīmi.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili, falë veprimeve të shpejta, është identifikuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plāgosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krīmin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për kapjen e shtetasit T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plāgosur me ārmë zjarri shtetasin E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krīmit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.