Acar në Shqipëri! Dita më e ftohtë e javës, temperaturat zbresin deri në -7°C

297
Sigal

Dita e sotme është më e ftohta e javës. Temperaturat do të zbresin deri në -7 gradë celsius.

Vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, ku verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –7°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.