Abuzimet në Bordin e Kullimit të Korçës, që mbulohen nga deputetë e të partiakë

680
Minierë parash të shpërdoruara e të përvetësuara nga drejtuesë dhe miq e sorrollop, është kthyer, siç duke, Bordi i Kullimit në Korçë. Kaq hapur, në dritën e diellit bëhen shpërdorimet e mijëra litra naftë, materialet e tjera, tendera fiktivë, që shënohen në defterët e punës, ku të gjithë e dinë, por gojët kyçen qoftë nga frika e humbjes së vendeve të punës, por edhe se në raste që zëri i protestës përcillet te deputetë dhe drejtues të partisë në rreth, ato bien në vesh të shurdhët, pasi abuzuesit i kanë shpatullat të ngrohta. Një letër që i është drejtuar edhe kryeministrit zbardh një sërë skandalesh abuzimesh e shpërdorime të fondeve publike nga drejtuesë, që kanë shpatullat e ngrohta nga deputetë e partiakë në Korçë. 
Punë fiktive në kullime, nafta e ekskavatorëve përvetësohet nga drejtuesit
Në shkurt të këtij viti, kur ndodhën përmbytjet në rrethin e Korçës, në fshatin Vreshtas i dërguan 2 ekskavatorë të mëdhenj për të hapur kanalet e kullimit për të shpëtuar tokat e përmbytura. Por faktikisht, ekskavatorët nuk kryen punime, por u shënuar sikur u harxhuan 6.500 litra naftë me preventime formale dhe gjithë kjo sasi nafte thonë se u përvetësua nga drejtuesit. Këtë vit në Bordin e Kullimit të Korçës, në fillim të vitit u zhvillua tenderi i naftës për një vit, për 90.000 litra naftë, dhe gjithë nafta u morr njëherazi, por nuk dihet se ku është përdorur. Zëra të pavërtetuara bëjnë fjalë se një sasi e madhe e naftës përfundoi në karburantin e një drejtuesi, në dalje të Maliqit. Po kështu, këto kohë po punohet në lumin Dunavec, me të dy eskavatorët e mëdhenj dhe përdoret naftë. Mirëpo, meqë drejtuesit janë operativë dhe u duhet të lëvizin më shumë me makinën e tyre, sasia më e madhe e naftës, që është planifikuar për ekskavatorët, mbush të tjerë depozita të makinave, dhe kështu, kanë të mirë edhe ekskavatoristët, që nuk lodhen mbi ekskavatorë. 
Abuzimet me tenderat e vajrave lubrifikante, druve, etj
Babëzia e abuzimeve në Bordin e Kullimit nuk ka të ngopur, pasi drejtuesit, përpiqen që të përvetësojnë me çdo mënyrë, që mund të imagjinojë fantasia e matrapazit. Kështu, pasi fitohet tenderi i vajrave lubrifikante dhe filtrave për makineritë e rënda, drejtuesit, në fakt marrin cilësinë e fundit, duke vënë çmimin e cilësisë së parë, dhe diferencën e futin në xhepin e tyre. Në fund të fundit, kush do t’i kontrollojë abuzuesit? Eskavatorët, gojë nuk kanë të ankohen. Drejtuesit e Bordit të Kullimit janë të zgjedhurit e deputetëve dhe drejtuesve të partisë në rreth, ndaj edhe ata i kanë shpatullat të ngrohta jo vetëm nga çdo verifikim kontrolli, por edhe në rastet kur ndonjë “sinjalizues” guxon që të denoncojë me gojë apo me shkrim për këto abuzime. 
Meqë Korça ka klimë, që gjatë dimrit oxhaku do mbajtur gjallë me dru, edhe për Bordin e Kullimit, planifikohen tendera për sasira të mëdha metrokub dru për ngrohjen e zyrave. E meqë drejtuesit e Bordit të Kullimit janë operativë, që në të shumtën e kohës vijnë vërdallë nëpër zonat operative të punës, pavarësisht se firmosin për marrjen në dorrëzim të sasive të mëdha të drurit për ngrohje, meqë në zyrat e punës rrinë shumë pak orë, sasitë e drurit që “teprojnë”, për të mos e çuar dëm, e shkarkojnë në shtëpi, që të ndezin oxhaqet e shtëpisë. 
Por matrapazët abuzimin e kanë bërë art, jo thjesht vjedhje. Kështu, edhe kur merret në ngarkim gjithë materialet e tenderit të kinkalerive në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të rrethit të Korçës, ato shkarkohen njëherë në ndërmarrje, për t’u dukur nga mileti, që furnizimi u dorrëzua, por, nga “nxitimi” gjysma e materialeve mbetet në fugonë pa u shkarkuar, dhe paskëtaj, ato “avullojnë” pa andresë.
Drejtuesit e Bordit të Kullimit të Korçës, janë kaq “zemërmirë” me miqtë e tyre dhe kanë kaq dëshirë që t’indihmojnë miqtë në bizneset private, saqë edhe motosaldratiçën e ndërmjarrjes, bashkë me saldatriçin, e dërgojnë në Koshnicë te miqtë e tyre, të punojnë në firmë private, ndërsa rrogën ua paguan ndërmarrja. Puna e shtetit pret, e nuk mbarohet kurrë. 
Zinxhirët e ekskavatorëve shkojnë për skrap, lekët në xhepat e drejtuesve të Bordit të Kullimit
Meqë minierat nuk nxjerrin më hekurnikel, drejtuesit e Bordit të Kullimit “shqetësohen” që të punojë metalurgjiku, ndaj i dërgojnë natën për shkrirje zinxhirët e ekskavatorëve të mëdhenj, që u “konsumuan” nga të ndënjurit, ndërsa paratë e skrapit të tyre, i futi në xhepin e vet, meqë Bordi i Kullimit ka fonde të pashtershme. Po ka edhe vende që duhen bërë pastrime të kanaleve të kullimit, ku nuk futen dot ekskavatorët ( të paktën kështu argumentohen tenderat), siç ndodhi para zgjedhjeve në Bulgarec, ku fondi ishte 25 milionë lekë të vjetra, dhe 4 punëtorë pastruan vetëm 100 metra, ndërsa ditët e tjera u ngrohën në diell, ndërsa paratë i përvetësuan drejtuesat. Ndërsa në fshatin Pulahë, u dha një fond prej 80 milionë lekë, u bënë investime sa për të justifukuar, se diçka u bë, ndërsa fondet i thau vapa e beharit. 
Me ujët e liqenit, punojnë hidrocentralet
Bordi i Kullimit të Korrcës, i cili ka për detyrë edhe mirëmbajtjen e rezervuarëve dhe liqeneve të vogla, që ato të sigurojnë sasira të mëdha uji për ujitje në muajt e beharit, në muajin shkurt të këtij viti lëshoi ujin e liqenit të Gjançit, për të punuar hidrocentrali. Gojët e liga thonë që dikush që është i fuqishëm në këtë Bord, mori si falenderim një sasi të majme parash ( natyrisht pa kasë fiskale), po ne dhe prokuroria nuk kemi asnjë fakt për paratë, veçse shprehim habi, si u lejua uji i liqenit të furnizojë një hidrocentral për të prodhuar energji elektrike. 
Sigal