Abuzimet me sterilizimet, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Lajmi bëhet i ditur pë BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Beqaj paraqitet në SPAK.

Sigal

Më parë ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.

Pak ditë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.