Abaz Hoxha: Lamtumirë kolegu dhe shoku ynë i zemrës, Kujtim Gjonaj

385
Sigal

Me dhimbje të thellë njoftojmë ikjen prej nesh të shokut, mikut, kolegut tonë të dashur regjisorit të shquar KUJTIM GJONAJ.

Ky eshte nje lajm trondies per boten e filmit. Kinematografia shqiptare humbi nje nga personalitetet me te shquara te saj .

Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë, publiçist, botues dhe producent, lindi në Tiranë më 13 Nëntor 1946. Kreu studimet në Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi. Fillimisht punoi si redaktor dhe në shkrimin e teksteve të kinoditarëve dhe nga viti 1974 kaloi si regjisor në filmat dokumentarë dhe kronikalë. Realizoi rreth 35 filma ndër të cilët: “Tregim për një hero” 1976, “Shqipëria në panairet ndërkombëtare” 1981, “Kryengritjet e mëdha” skenari dhe regjia,1982, nderuar me çmim të dytë në konkursin kombëtar letrar artistik për skenarin, “Tetori i këngëve”, “Arti mesjetar shqiptar” dhe “Po lufton Idriz Seferi” 1984, “Kur nis një këngë rinie” dhe “Studiues i pasionuar” 1985; “Bashkëkohësit”, “Kështjella e këngëve” i cili u nderua me Çmimin e Parë dhe Kupën e Festivalit të 8-të të Filmit Dokumentar Shqiptar; “Më e madhja dashuri” 1986, i cili u vlerësua si filmi dokumentar më i mirë i vitit; dhe “Shembja e idhujve” bashkautor në skenar dhe regji, 1995 – nderuar me çmim të veçantë në Festivalin Ndërkombëtar të filmave të shkurtër, në Palermo, 1998; etj. Si skenarist është autor i mbi 30 skenarëve të filmave dokumentarë, bashkautor i tre skenarëve të filmave artistikë  “Thirrja” 1976,” Cirku në fshat” dhe “Ata ishin katër” 1977, si dhe autor i skenarit të filmit artistik “Këshilltarët” 1979. dhe në filmin “Gjaku ynë i shprishur” 1999.

Filma të tjerë dokumentarë: “Vullnetarë në metalurgji” 1975; “Në gjirin e klasës” 1976/;” Porcelani ynë” 1980, “Rinia dhe çeliku” 1980; “Tokat e thata”, “Edhe thërrimet janë bukë” 1981; “Lidhja shqiptare e Prizrenit” 1981, “Ditët e Komanit” 1981, “Artistë në punë dhe në jetë”, “Zëri yt, rini”  dhe “Blerim në bregdet” 1982; “Në gjurmët e një historie” 1983 ; “Djemtë e Valiasit” dhe “Qytet në telajo” 1984; “Delegacioni francez në Shqipëri,” /; “Pranvera e një qyteti” 1986 ; “100 vjetori i mësonjëtores së parë shqipe” dhe “Punëtorët e brezareve” 1987; “Porosi të çmuara”1987, “Etyd pranë detit” 1987, “Drejt Evropës”, 1991; “Shqiptarët e Zvicrës”, 1992; “Jeronim De Rada”, 1998; “Luani i Janinës /Ali  Pashë Tepelena”, 2000.

 

Nga viti 1984-1990, ka dhënë mësim në kurset pasuniversitare të kinematografisë dhe nga 1992-1994 botoi revistën e përmuajshme kulturore “Bota shqiptare”.

Filmat e fundit si “Konica”, “Nënë Tereza”, “Ëndërra e Çamërisë”, “Magjia Pano”, “Margareta Xhepa”, “Rilindasi I fundit”  etj

Është marrë edhe me publicistikë duke shkruar shumë artikuj për filmin dhe kinematografinë shqiptare në organet qendrore të shtypit. Për veprimtarinë e tij letrare në tregime dhe reportazhe është nderuar me tre çmime më 1967,1968,1981.

Nga viti 1994, përveç veprimtarisë  regjisoriale, është edhe botues dhe producent i firmës “Bota shqiptare produksion”. Ka botuar rreth 30 libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj si dhe producent i 5 filmave. Është nderuar me disa çmime nga Rrethi i Tepelenës, “Nderi i Qarkut” të Gjirokastrës, nga shoqata patriotike “Labëria “Nder i Kombit etj. Për arritjet e tij cilësore në fushën e kinematografisë, nga Presidenti i Republikës, i është dhënë titulli “Mjeshtër i madh”.

Lamtumire kolegu dhe shoku yne i zemres.