“Abaz Aliu zu’ Tomorr”, Meta merr pjesë në pelegrinazhin drejt malit të shenjtë, poston foton me familjen dhe e shoqëron me një poezi

132
Sigal

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë ne pelegrinazhin që po mbahet në Malin e Tomorrit nga besimtarët bektashinj.

Ai ka zgjedhur të postojë edhe një foto në facebook, ku së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi ka uruar lutje të pranuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët.

Postimi i Plotë:

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.
Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja! 🇦🇱