A është Ok të ndaheni online me partnerin tuaj?

104
Sigal

Sot njerëzit gjithmonë e më tepër po ndërlidhin jetën e tyre emocionale me dixhitalizimin. Njihemi online, dashurohemi online, por a duhet të ndahemi online? Nëse e keni takuar atë njeri vetëm 2 herë në jetën tuaj, edhe mund ta bëni sepse keni kuptuar që s’përputheni, në të kundërt, kjo çështje ka nevojë për diskutim.

Kur është OK të ndahesh virtualisht me partnerin

Të ndahesh online përmes një mesazhi apo video call është opsioni i fundit që duhet t’ju shkojë ndërmend, por sidoqoftë gjithçka varet nga koha që keni kaluar bashkë dhe marrëdhënia që keni.

Shtoji kësaj dhe shqetësimin tënd në lidhje me ndjenjat e personit tjetër. Ndonjëherë, kur gjërat kanë marrë fund, kanë marrë-dhe kur asnjëri s’ka konsideratë për tjetrin, quajeni të mbyllur raportin.

A është mënyrë e këndshme për partnerin një ndarje e tillë? Jo! A funksionon për partnerin s’është më i interesuar të vazhdojë dhe s’ka më ndjenja? Po! Normalisht, kur një lidhje serioze është në një pikë kritike ndarjeje, gjërat janë të qarta, por nga ana tjetër do të ketë shumë zënka mes çiftit dhe pak komunikim. Nëse nuk do ta keni të mundur që për një kohë të gjatë të komunikoni përballë me partnerin, metoda më e thjeshtë është të ndaheni virtualisht sepse të paktën kështu s’do t’i mbani me shpresa të kota se mund të ketë akoma diçka mes jush.

Ndonjëherë ndarjet ballë për ballë mund të jenë më të dëmshme sesa ato virtualet. E vërteta është se nuk ka një mënyrë perfekte për t’u ndarë me dikë sepse të gjithë ne jemi të ndryshëm, kemi mënyrat tona dhe nivele të ndryshme empatie, dhëmbshurie, kujdesi dhe respekti.

Në të tilla raste, ç’mund të thuash?

Nuk ka rëndësi nëse do dilni në takim apo do të flisni virtualisht, është e rëndësishme që partneri ta di për ç’lloj bisede bëhet fjalë. Mund të jetë e frikshme ta gjejë ndarja në mënyrë të papërgatitur dhe joetike nga ana juaj.

Nëse mendoni se keni bërë një gabim

Nëse keni zgjedhur mënyrën e gabuar për t’u ndarë me ish-in dhe e keni lënduar, mund të kërkoni falje dhe duhet ta bëni. Para se kjo të ndodhë reflektoni pak me veten dhe bëjini pyetjet në vijim: Pse po i kërkoj falje? A do të më ndihmojë mua kjo ndjesë? Po ai/ajo mund të lëndohet më shumë prej kësaj faljeje? A mos i komplikon gjërat ky komunikim? Nëse arrini në konkluzionin se falja është lëvizja e duhur, sqarojini që t’i lëndonit s’ishte qëllimi juaj.

Mos bëni veprime që lehtësojnë frikërat tuaja, por lënë shenja afatgjatë tek pala tjetër. Një ndarje virtualisht mund të shkaktojë një traumë tek ish-partneri juaj prandaj tregohuni të kujdesshëm.