Britania ‘fundos’ shqiptarët/ Vendimi i gjykatës: Emigrantët ilegalë qw udhëtuan mbi 8 orë me gomone dhe  paguan deri 20 mijë paund do çohen në Afrikë. Av.Goxhaj: Marrëveshja për kthimin e shqiptarëve kriminale

166
Sigal

 

Vendimi i gjykatës, i jep të drejtë qeverisë që të dërgojë azilkërkuesit në vendin afrikan, në mënyrë që ata ta presin vendimin për rastin e tyre nga ky vend. Zakonisht vendimi final për azilkërkuesit merr edhe vite për t’u përfunduar. 

Kush kërkon azil shkon në Afrikë, ja deri në cilën datë  nuk do procedohet largimi për në Ruanda

Është bërë kryefjalë nëpër media të huaja ikja e shqiptarëve drejt Anglisë duke rrezikuar jetën me gomone. Arsyet janë të shumta, një ndër to mungesa e tregut të punës në Shqipëri. Janë të shumta rastet që një i ri shqiptar që mbaron Universitetin,dhe përshkak të lidhjeve nepotike, ku administrata është mbushush me patronazhistë që zënë vendet e punës përfundon kamarier pasi shteti nuk i siguron punë në profesionin që është kualifikuar pas studimeve në Master dhe Bachelor. E vetmja rrugë për disa është të punojnë jashtë profesionit, të qëndrojnë pa punë ose të marrin rrugën drejt Anglisë.

Kështu nëse do bënim pyetjen se çfarë ka bërë qeveria në pushtet së fundmi për qytetarët? Një përgjigje mund të ishte: Na ka bërë nostagjik. Po ikin shqiptarët në Angli si në 1992 në Greqi dhe Itali me gomone dhe me skaf. Të paktën këtë meritë nuk mund t’ja hedhim poshtë, pasi kthimi në retrospektivë 30 vite nuk është pak.

Vendimi i gjykatës

Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe ka vlerësuar të ligjshëm planin e qeverisë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës, përfshirë këtu edhe shqiptarët. Sipas gjykatës Home Office do të duhet të rivlerësojnë tetë raste të personave që ishin planifikuar të deportoheshin. Vendimi i cili pritet të apelohet, i jep të drejtë qeverisë që të dërgojë azilkërkuesit në vendin afrikan, në mënyrë që ata ta presin vendimin për rastin e tyre nga ky vend. Zakonisht vendimi final për azilkërkuesit merr edhe vite për t’u përfunduar. Ky vendim prek edhe shqiptarët të cilët kalojnë La Manshin me gomone. Duke qenë se ata vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurtë dhe kalojnë në vende të Bashkimit Europian, derisa mbërrijnë në Britaninë e Madhe, përmbushin kushtet për t’u dërguar në Ruanda. Sipas gjykatës skema e qeverisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda nuk shkel ligjet e të drejtave të njeriut dhe as Konventën e OKB për Refugjatët.

Marrëveshja kriminale e qeverisë shqiptare për kthimin e shqiptarëve

Kujtojmë se së fundmi qeveria britanike ka firmosur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për deportimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm të cilëve u refuzohet azili. Gjithashtu Britania ka ngritur një njësi me rreth 400 punonjës, që do të shqyrtojnë në mënyrë të shpejtë kërkesat e shqiptarëve, të cilët janë kthyer në qendër të vëmendjes në MB, për shkak të numrit të lartë që kalojnë Kanalin dhe kërkojnë azil.

Për Avokatin Altin Goxhaj marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë britanike për kthimin e shqiptarëve është kriminale dhe antishqiptare.Ai thekson se një nga arsyet është : Sepse duke shpallur Shqipërinë “vend të sigurtë”, atëhere kjo kriminalizon automatikisht të gjithë shqiptarët pa dokumente dhe bekon diktaturën represive si demokraci funksionale!

Avokati Naim Hasani në një intervistë tha se Gjykata e Lartë ka vendosur që deri më 16 janar në të mos procedohet me largimi për në Ruanda, ndërsa palët do të kenë mundësi që të paraqesin dokumentet për të aplikuar për azil. Por pas kësaj date ato që kapen do përfundojnë në Afrikë.

Mbi 13 mijë shqiptarë u regjistruan si azilkërkues në Britani për 9 mujorin e 2022

Som

Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Çmimi me gomone vijon (3000 paund) dhe mbi 20,000 mijë paund vlera e transportit me kamion.

Numri i shqiptareve që aplikojnë si azilkërkues në Britaninë e Madhe po rritet me shpejtësi këtë vit.Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë.Në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.Disa zona të Veriut të Shqipërisë po boshatisen më shpejtësi kryesisht qarku i Kukësit i cili ka lidhje të forta me emigracionin në Britani.Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Vala e emigrimit në këtë mënyrë u nxit nga çmimi më i lirë me gomone (3000 paund) në raport me mbi 20,000 mijë paund që arriti vlera e transportit me kamion.Autoritet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët. Shqipëria sipas tyre konsiderohet një vend i sigurt.“Në përgjithësi në Shqipëri apo pjesë të tij nuk ka asnjë rrezik serioz persekutimi të personave që jetojnë atje”, cilëson informacioni i qeverisë Britanike që shoqëron statistikat e emigracionit.Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 3,578 shqiptare.Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në bazë të rrethanave individuale të personave dhe mundësia për t’iu dhënë mbrojtje do të ndryshojë sipas nivelit të rrezikut.Të dhënat britanike tregojnë se, shqiptarët në përgjithësi kishin më pak gjasa për të përfituar azil sesa kombësitë e tjera. Shqiptarët përfitojnë 53% të normës së grantit, krahasuar me 76% të kombësive të tjera.Shumica e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla janë meshkuj. Nga viti 2018 deri në qershor 2022, 95% e shqiptarëve që arritën në Britani me gomone ishin meshkuj.

 

Në BE dhe Britani kanë kërkuar azil gjithsej 21.3 mijë persona për 9 mujori

Nga ana tjetër të dhënat e Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 tregojnë se në vendet e BE -së janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.