Kreu i PL, Meta merr pjesë në iftarin e Kryegjyshatës: Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, në çdo familje shqiptare!

20
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Iftarin e shtruar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Meta ka ndarë në faqen e tij momente nga organizimi dhe i uron të gjithë besimtarët për një agjërim të lehtë.

Ja postimi i plotë i Kreut të PL:

Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Iu bashkova lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët!

Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh dhe me vepra të mira!